Mirëmbajtje dhe modernizim software
Mbështetje për produktet në përdorim dhe një plan i qartë për përmirësimin e tyre.
Diskuto projektinNdërtuar rreth
mënyrës suaj
të punës.
Një produkt dixhital evoluon bashkë me biznesin. Analizojmë gjendjen e sistemit, nevojat e përdoruesve dhe prioritetet teknike për të përcaktuar ndërhyrjet e arsyeshme. Fusha e mbështetjes, përgjegjësitë dhe mënyra e trajtimit të kërkesave dakordësohen për çdo projekt.
Nga nevoja.
Te një plan konkret.
Qartësojmë punën, rezultatet dhe përgjegjësitë përpara se të fillojmë.
Plan ndërhyrjesh dhe përmirësimesh
Përditësime dhe zhvillime të dakordësuara
Dokumentim dhe plan vazhdimësie
Fusha, materialet e dorëzimit, afatet dhe buxheti përcaktohen bashkë me ju, pasi të kemi kuptuar kërkesat dhe sistemet e përfshira.
Ideja juaj. Një rrugë e qartë.
Nga biseda e parë te produkti në përdorim. Ju e shihni punën teksa merr formë.
Dëgjojmë. Kuptojmë.
Njihemi me objektivat, njerëzit dhe mënyrën si punon biznesi. Hartëzojmë proceset dhe përcaktojmë problemin që ia vlen të zgjidhet.
Një drejtim i përbashkëtI japim formë idesë.
Ndërtojmë strukturën, rrugët e përdoruesit dhe pamjen e produktit. Prototipet dhe vendimet teknike e bëjnë zgjidhjen konkrete përpara zhvillimit.
Një plan që mund ta shihniNdërtojmë. Testojmë.
Zhvillojmë në faza, prezantojmë ecurinë dhe kontrollojmë funksionet. Dizajni dhe inxhinieria ecin së bashku, me hapësirë për reagimin tuaj.
Një produkt që merr jetëLançojmë. Evoluojmë.
Përgatitim kalimin në përdorim dhe hapat e mirëmbajtjes. Përvoja reale e përdoruesve dhe prioritetet e biznesit udhëheqin përmirësimet e ardhshme.
Një bazë për hapin tjetërA merrni në mbështetje software të ndërtuar nga të tjerë?
E vlerësojmë pas një shqyrtimi teknik të kodit, aksesit dhe dokumentimit. Kjo na lejon të përcaktojmë përgjegjësitë dhe kufijtë e mbështetjes.
A përfshihen funksione të reja?
Përmirësimet dhe funksionet e reja planifikohen sipas prioriteteve dhe marrëveshjes. Duhet të dallojmë mbajtjen në funksion nga zhvillimi i mëtejshëm.
Gati për projektin tuaj të radhës?
Na tregoni çfarë doni të përmirësoni. Së bashku përcaktojmë zgjidhjen dhe hapat për ta realizuar.
Diskutojmë projektin