Rruga e pacientit
Përcaktojmë si duhet të lidhen regjistrimi, takimet dhe hapat e shërbimit, sipas mënyrës së punës së institucionit.
Platforma për organizimin e aktivitetit spitalor, me fokus te njerëzit, informacioni dhe proceset që lidhin kujdesin shëndetësor.
Diskutojmë nevojën tuajNjë faqe web që ndihmon pacientët të njihen me spitalin dhe shërbimet e tij. Faqja publike e Trita Hospital organizon shërbimet mjekësore, prezanton stafin dhe ofron hyrjen drejt portalit të pacientit.
Informacion i lehtë për t’u gjetur dhe mënyra të qarta kontakti me spitalin.
trita.al · Pamje e website-it publikSpitale, klinika dhe institucione shëndetësore që kërkojnë të organizojnë aktivitetin e tyre me software të përshtatur.
Le të shohim nëse përshtatet me juKur recepsioni, stafi mjekësor dhe administrata punojnë me informacion të shpërndarë, koordinimi kërkon më shumë kohë. Të njëjtat të dhëna mund të hidhen disa herë dhe ndjekja e një procesi bëhet e vështirë.
E nisim nga mënyra si funksionon institucioni: kush e krijon informacionin, kush ka nevojë ta shohë dhe cili është hapi pasues. Kjo na ndihmon të përcaktojmë një strukturë që i shërben punës së stafit dhe menaxhimit.
Funksionet dhe integrimet përzgjidhen gjatë analizës. Së bashku përcaktojmë çfarë do të ndërtohet në secilën fazë.
Përcaktojmë si duhet të lidhen regjistrimi, takimet dhe hapat e shërbimit, sipas mënyrës së punës së institucionit.
Analizojmë rolet, të drejtat e aksesit dhe informacionin që i duhet secilit ekip për të kryer detyrat e tij.
Identifikojmë çfarë duhet të ndjekë administrata, nga aktiviteti i përditshëm te raportet që mbështesin planifikimin.
Vlerësojmë nevojat për migrim të dhënash dhe integrime, mbi bazën e sistemeve që institucioni përdor realisht.
Fusha e projektit përcaktohet sipas institucionit, ekipeve dhe proceseve që duhen mbuluar. Në bisedën fillestare sqarojmë nëse zgjidhja i përgjigjet nevojës suaj.
Rolet, ruajtja, siguria dhe përgjegjësitë mbi të dhënat përcaktohen si kërkesa të projektit. Kërkesat për integrime dhe certifikime shqyrtohen për çdo projekt.
Na tregoni çfarë doni të përmirësoni. Së bashku përcaktojmë zgjidhjen dhe hapat për ta realizuar.
Diskutojmë projektin