Katalogu i automjeteve
Fotografi, karakteristika teknike, çmime dhe disponueshmëri të organizuara në një faqe për çdo makinë.
Platforma për tregtarë dhe sallone automjetesh: katalogë makinash, kërkim sipas karakteristikave, krahasim dhe kontakt me shitësin.
Diskutojmë nevojën tuajNë Reviston, blerësit kërkojnë makina sipas buxhetit dhe karakteristikave që duan. Mund të krahasojnë automjetet, të ruajnë zgjedhjet dhe të kontaktojnë ekipin për më shumë informacion.
Një lidhje më e drejtpërdrejtë mes ofertës së automjeteve dhe nevojës së blerësit.
Eksploroni projektin
reviston.com · Pamje e website-it publikSallone makinash, tregtarë automjetesh dhe biznese që duan ta prezantojnë ofertën e tyre online dhe të marrin kërkesa nga blerësit.
Le të shohim nëse përshtatet me juFotot në rrjete sociale dhe të dhënat në tabela nuk i japin blerësit një pamje të plotë të ofertës. Ai duhet të gjejë makinën sipas buxhetit, të krahasojë karakteristikat dhe të kuptojë si të kontaktojë shitësin.
Organizojmë katalogun sipas automjeteve që shisni dhe kritereve që përdorin klientët tuaj. Projektojmë faqen e çdo makine, kërkimin dhe formularët e kontaktit, bashkë me mjetet që i duhen ekipit për të përditësuar ofertat.
Funksionet dhe integrimet përzgjidhen gjatë analizës. Së bashku përcaktojmë çfarë do të ndërtohet në secilën fazë.
Fotografi, karakteristika teknike, çmime dhe disponueshmëri të organizuara në një faqe për çdo makinë.
Filtra sipas markës, modelit, vitit, karburantit dhe buxhetit, me mundësi krahasimi sipas kërkesave të projektit.
Formularë kontakti për automjetin që ka zgjedhur vizitori dhe kërkesa për shitje ose ndërrim makine.
Mjete për shtimin e makinave, përditësimin e çmimeve dhe ndjekjen e kërkesave që merr ekipi.
Po. Planifikojmë një panel administrimi ku ekipi mund të shtojë automjete, fotografi dhe karakteristika, si dhe të ndryshojë çmimet e disponueshmërinë.
Mund të ndërtojmë formularë ku klienti dërgon të dhënat dhe fotografitë e makinës së tij. Mënyra e vlerësimit dhe ndjekjes së kërkesës përcaktohet sipas punës së ekipit tuaj.
Na tregoni çfarë doni të përmirësoni. Së bashku përcaktojmë zgjidhjen dhe hapat për ta realizuar.
Diskutojmë projektin